Ja shenjat e sëmundjeve të këqija që zakonisht i neglizhojmë

Ja shenjat e sëmundjeve të këqija që zakonisht i neglizhojmë

Disa nga shenjat, që tregojnë se organizmi nuk po funksionon siç duhet janë:

Barku i fryrë– për disa gra gjatë ciklit menstrual barku i fryrë është një gjendje normale, mirëpo nëse e keni vërejtur se kjo gjendje ka vazhduar atëherë diçka nuk po funksionon me trupin tuaj. Endometrioza është një sëmundje e mitrës, e cila zakonisht shfaqë këtë shenjë. Përveç kësaj sëmundjeje barku i fryrë mund të jetë simptomë e kancerit të gjirit.

Puçrra në mjekër– nëse e keni vërejtr se vazhdimisht ju dalin puçra në mjekër, atëherë është koha të vizitoheni. Kjo shenjë mund të tregoj se vuani nga një balancë e çrregullt hormonale.

Ju dalin copa të mpiksura të gjakut gjatë periodave– cikli menstrual ndryshon, në disa raste mund të jetë i errët, në disa rastë i hapur, gjithsesi nëse keni vërejtur copa të gjakut në ciklin tuaj atëherë diçka nuk po shkon me organizmin tuaj. Ju mund të keni disa rritje jo normale qëlizore në mitër dhe është e këshillueshme të vizitoheni tek mjeku.

Humbje e apetitit– kjo shenjë mund të diktoj kancerin e vezoreve, sëmundje kjo që mund të përcillet edhe me dhimbje të vazhdueshme të pjesës së poshtme të barkut.

Ju bien floket– Humbja e flokëve tregon nivel të ulët të testosteronit në gjak. Një nivel i ulët i këtij hormoni nuk është shenjë e mirë, prandaj duhet të kontrolloheni tek mjeku.