Intervistë me drejtorin e shkollës së mesme ''Sezai Surroi'' në Bujanoc

Me vullnetin e mirë të mësimdhënësve dhe nxënësve shkolla e mesme në Bujanoc posedon edhe revistën e saj ''Zgjimi Rinor'' ...

Drejtori i  shkollës së mesme në Bujanoc, z.Zejni Fejzullahu na tregoi rreth kushteve që posedon kjo shkollë, drejtimet në të cilët janë të fokusuar nxënësit dhe aktivitetet e kësaj shkolle.

Shkolla e mesme në Bujanoc numron një numër të madh të nxënësve të shpërndarë në drejtime të ndryshme.

Drejtimet e kësaj shkolle janë gjithësej gjashtë të ndara në dhjetë profile dhe si rrjedhojë e kësaj shkolla posedon kushte të mjaftueshme duke përfshirë këtu edhe kabinetet e paisura me teknologjinë e duhur për të gjitha profilet.

Me vullnetin e mirë të mësimdhënësve dhe nxënësve shkolla e mesme në Bujanoc posedon edhe revistën e saj "Zgjimi Rinor" revistë kjo që botohet tash e pesë vite.