• E mërkurë / Aug-21 00:41
  • Kontakt

McLaren GT duket shumë mirë në lëvizje (Video)

Shfaqjen dinamike, McLaren më i rehatshëm ndonjëherë e ka bërë në Goodwood Festival of Speed

Më herët, modelin GT e kemi parë gjatë një aktiviteti të zhvilluar gjatë këtij vitit, ndërsa tani është shfaqur duke lëvizur, nëpër pistën e festivalin e makinave, transmeton Telegrafi.

Pjesëmarrësit në Goodwood Festival of Speed, kanë pasur mundësi ta shohin nga afër, makinën që thuhet të jetë më e rehatshmja dhe praktikja, që McLaren e ka prodhuar ndonjëherë.

Krahas dukjes së mahnitshme, GT që ka çmim duke filluar nga 187 mijë euro, hapësirën e brendshme e ka shumë të gjerë duke mundësuar qëndrim të rehatshëm.

Nga zero deri në 100 kilometra në orë, mund të arrijë për 3.1 sekonda, derisa ka shpejtësi maksimale deri në 320 kilometra në orë.

Kjo fal motorit 4.0 litra që prodhon 612 kuaj fuqi, si dhe sistemit të ndërtimit shumë të mirë.