Meshkujt të cilët hanë jogurt dy herë në javë ulin rrezikun nga kanceri i zorrëve

Edhe pse rezultatet e tilla ishin më të dukshme te meshkujt, situata te femrat nuk ka ndryshuar

Meshkujt të cilët konsumojnë jogurt dy herë në javë mund të ulin rrezikun nga zhvillimi i kancerit të zorrëve, kanë treguar rezultatet e hulumtimit më të ri, transmeton Telegrafi.

Studimin e kanë bërë shkencëtarët e Universitetit të Uashingtonit, ndërkaq ka përfshirë ndjekjen madje të 32.000 meshkujve në 25 vjetët e kaluar.

Kanë arritur deri në përfundimin se konsumimi i së paku dy racioneve jogurt në javë ka ulur rrezikun nga shfaqja e kancerit të zorrëve për së paku 19 për qind.

Mirëpo shkaqet përse është kjo kështu ende nuk i dimë, edhe pse shkencëtarët kanë supozuar që janë shkaktare bakteret e mira Lactobacillus bulgaricus dhe Streptococcus thermophilus.

Shkencëtarët gjatë kohës së hulumtimit çdo të katërtin vit kanë studiuar informacionet e hollësishme mbi stilin e jetesës dhe ushqimin e meshkujve, aq më parë mbi sasinë e jogurtit të konsumuar.

Edhe pse ndryshimet për shkak të konsumimit të jogurtit janë parë te meshkujt, te femrat situata nuk ishte e tillë.

Kanceri i zorrëve është tipi i katërt më i madh i kancerit në Mbretërinë e Bashkuar, me afërsisht 42.000 pacientë të diagnostikuar në vit.