“Neymar në Barcelonë, çfarë bombe…”

Kthimi i Neymar në Barcelonë do të ishte “bombë e madhe”, thotë Filipe Luis, derisa flet edhe për spekulimet që e lidhin atë me klubin nga Camp Nou.

Lojtari më i shtrenjtë në histori, Neymar, që u ble nga PSG-ja për 222 milionë euro në vitin 2017 – mund të rikthehet te Barcelona.

27-vjeçari nuk dëshiron të qëndrojë më shumë në PSG dhe Lionel Messi e Luis Suarez, ia kanë hapur dyer për t’u ribashkuar te Barça.

Për këtë, tani ka folur edhe mbrojtësi i Brazilit, Filipe Luis.

“Nuk e di nëse është e mundshme apo jo, por do të ishte bombë e madhe dhe transferim i mirë për ta”, u shpreh Luis për Marca.

Ai më pas u pyet edhe për spekulimet që e lidhin atë me Barcelonën.

“A do të jem shok skuadre i Neymar? Ku? Në ekipin e Brazilit? Tani, seriozisht, kam thënë se gjithçka do të vendoset për të ardhmen time pas Copa America. Gjithçka mund të ndodhë”.