Bunkeri sekret i Titos, një nga galeritë më të pazakonta në botë

Në dukje ngjason si shtëpi tradicionale boshnjake, por objekti në Konjiq (vend në Bosnje) është një

Kështu e nis një shkrim BBC në lidhje me bunkerin sekret të Titos, ish-liderit të Jugosllavisë.

“Bunkeri i Titos është fshehur në mallet pranë Konjiq në Bosnjë e Hercegovinë, dhe mbahet në fshehtësi për dekada të tëra. Tani është i hapur për publikut, dhe përbën një nga galeritë më të pazakonta në botë”, shkruan BBC.

Në artikull tutje thuhet se në ndërtimin e këtij bunkeri janë investuar 4.6 miliardë dollar, dhe është ndërtuar në periudhën ndërmjet viteve 1952-1976.

Kjo ishte ndërtuar me qëllim që Tito, gruaja dhe bashkpunëtorët e tij më të afërt, të jenë të sigurt në rast të ndonjë fatkeqësie bërthamore.

“Bunkeri ishte mbajtur sekret deri në vitin 1992 kur e zbuloi ushtria boshnjake, e cila kishte vazhduar ta mbante nën kontroll tash e një kohë. Pasi u hap për publikun, tash është bërë një nga destinacionet më popullore, jo vetëm për turirstër, por për gjithë dashamirët e historisë”.

Gjithnjë sipas BBC, ky objekt ka arritur të bëhet njëra nga galeritë më interesante të artit në botë, duke paraqitur dokumente që përshkruajnë jetën në ish-Jugosllavi dhe ndryshimet që çuan në shpërbërjen e saj.

“Në këtë moment në bunker kemi 137 vepra arti që janë krijuar nga 105 artistë. Shumica, përkatësisht 76 nga to është vendosur të paraqiten në Venecia, çka pati sukses të madh”, shkruan tutje BBC, duke u bazuar në deklaratat e disa prej njohësve të kësaj situate.

“Në këtë objekt jo vetëm që mund ta shihni historinë, por e përforconi edhe të menduarit për kohët bashkëkohore, por edhe për të ardhmen”, përfundon raporti nga BBC.

Fotografi nga raporti.