L A J M Ë R I M
TË NDERUAR PRINDËR,
Programi përgatitor parashkollor bëhet i obliguar prej vitit shkollor 2006/07.
Për këtë vit shkollor 2019/20 do të organizohet regjistrimi për të gjithë fëmijët të lindur prej 1 mars 2013 deri më 28 shkurt të vitit 2014. Duke i përfshirë edhe fëmijët me aftësi të kufuzuar.
Enti parashkollor “ 8 Marsi ” do të bëjë regjistrimin e fëmijëve prej datës 20.05.2019 deri më 20.06.2019 ( nga ora 9:00 deri në ora 13:00, çdo ditë pune).
Për regjistrim në programin përgatitor parashkollor prindi duhet të sjell çertifikatën e lindjes dhe vërtetimin mbi kontrollin shëndetësor të fëmiut ( të cilën e lëshon shtëpia e shëndetit e cila është kompetente ).
Në grupet edukuese të cilat punojn në fshatra regjistrimin e fëmijëve do ta bëjnë edukatoret duke filluar nga ora 8:00-12:00 për çdo ditë pune. Është e preferuar që fëmija nga vendet në të cilat nuk ka grupe edukuese të lajmërohen në çerdhen më të afërt.
ENTI PARASHKOLLOR * 8 MARSI *
P R E S H E V Ë