Nga Kosova nisen më shumë se 70 autobusë me serbë për ta mbështetur Vuçiqin

Nga Kosova nisen më shumë se 70 autobusë me serbë për ta mbështetur Vuçiqin

Mbi 70 autobusë me qytetarë serbë të Kosovës janë nisur sot drejt Beogradit për të marrë pjesë në protestën e cila do të organizohet në Serbi.

Që prej dhjetorit të vitit të kaluar, në Serbi po mbahen protesta për të kundërshtuar, siç thuhet, sundimin autokratik të Vuçiqit dhe kufizimit të lirisë së mediave.

Protesta e së shtunës u vlerësua të jetë më e madhja në vargun e tubimeve që po organizohet tash e disa muaj kundër presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Pjesëmarrësit kërkuan dorëheqjen e presidentit Vuçiq.

Ministria e Brendshme e Serbisë ka njoftuar se protesta u zhvillua pa incidente dhe se llogaritet të kenë marrë pjesë rreth 7500 protestues.