KDNJ ka mbajtur tryezën : “Përdorimi zyrtar i gjuhës, shkrimit dhe simboleve – harmonizimi me kapitullin XXIII dhe XIV të Marrëveshjes për bashkim''

KDNJ ka mbajtur tryezën : “Përdorimi zyrtar i gjuhës, shkrimit dhe simboleve – harmonizimi me kapitullin XXIII dhe XIV të Marrëveshjes për bashkim"

Kumtesë 

Këshilli për të Drejtat e Njeriut (KDNJ) ka mbajtur tryezën : “Përdorimi zyrtar i gjuhës, shkrimit dhe simboleve - harmonizimi me kapitullin XXIII dhe XIV  të Marrëveshjes për bashkimin e Serbisë me BE-në “. Pjesëmarrës në tryezë ishin drejtues të Këshillt Kombëtar Shqiptar, pushtetit lokal, përfaqësues të Trupit Kordinues, OSBE-së, mediave etj.  Fillimi i tryezës iu dedikua prezantimit të Planit Aksional të Republikës së Serbisë që ka të bëjë me aplikimin, si dhe me eliminimin e mangësive të përdorimit zyrtar të gjuhës dhe të shkrimit të pakicave kombëtare.  Të pranishmit u njoftuan me masat që janë ndërmarrë në këtë drejtim nga institucionet e ndryshme të karakterit qendror dhe atij lokal.  Në pjesën debative u paraqiten një sërë vërejtje, si tek Plani Aksional, ashtu edhe tek zbatueshëmria ligjore e gjuhës dhe e shkrimit shqip.  U konstatua se pjesa dërmuese e institucionve shtetërore nuk i zbaton sa duhet ligjet që përkojnë me përdorimin e gjuhës, ndërsa mangësi u evidentuan edhe tek një pjesë e  institucioneve lokale.

Si rekomandim kryesor i tryezës ishte nevoja e zbatimit të Kushtetutës dhe të ligjeve në fuqi, që garantojnë përdorimin e gjuhës dhe shkrimit. U kërkua po ashtu azhuritet më i fortë i përfaqësuesve institucionalë nga vet bashkësia etnike, në sensibilizimin e mangësive, por edhe një vetëdijësim më i qartë individual për shfrytëzimin e të drejtave në këtë drejtim.  Tryeza e sotme është mbështetur nga Ambasada e Gjermanisë në Beograd, në kuadër të projektit: “Monitorimi dhe promovimi i të drejtave të pakicës shqiptare në Luginë të Preshevës”.