Zaev: Në raundin e dyte vendosin qytetaret, jo partitë

Zaev: Në raundin e dyte vendosin qytetaret, jo partitë

 Zoran Zaev i ftuar në emisionin “Rruga drejt”, tha se ai pret një mbështetje të gjerë nga shqiptarët, sidomos në raundin e dytë kur të jetë eliminuar edhe kandidati shqiptar Reka, por partitë politike nuk kontrollojnë dot votat e qytetarëve, sidomos në këto zgjedhje.

Unë pres mbështetje nga qytetarët, veçanërisht nga qytetarët shqiptarë, gjithsesi, për disa arsye. Partitë politike nuk i kontrollojnë votat e tyre, sidomos në zgjedhje të tilla, kur janë për president të shtetit. Dhe as besoj që dikush ua çon votat në xhep. Qytetarët janë të njohur, të edukuar, të arsimuar, të informuar  mjaftueshëm dhe do të marrin vendim si do të votojnë në përputhje me zemrën e tyre, në përputhje me nevojat për veten, familjen e tyre, komunën e tyre, shtetin e tyre. Dhe në një aspekt të tillë, gjithçka që paraqet mbështetje për z. Blerim Reka, që është e qartë dhe logjike se s’do të hyjë në raundin e dytë, së pari sepse i drejtohet vetëm një komuniteti etnik, që nuk është mirë sipas meje ose të paktën nuk shoh përpjekje të bëjë për të gjitha komunitetet etnike- tha Zaevi.