Mustafa Ky është fillimi edhe i një aktiviteti kulturor paralel me ate politik drejt bashkimit të Luginës me Kosovë

Mustafa Ky është fillimi edhe i një aktiviteti kulturor paralel me ate politik drejt bashkimit të Luginës me Kosovë

Një mbrëmje përplot këngë e melodi popullore me prof. Mevlan Halimi. Edhe pas pensionimit, profesori i Kulturës Muzikore nuk u lodh nga mësimdhënia, kënga, dasmat, ahengjet, e kulturën muzikore shqiptare.

I lumtë atij dhe lum si ne që kemi kombëtar e kuadro intelektualësh si profesori Mevlan. Tani nga kjo moshë po fillon rinumrimin nga e para, për t'i dhënë akoma më shumë argëtim shqiptarëve jo vetëm të Luginës së Preshevës por edhe mbarë trojeve të kombit.

Ky është fillimi edhe i një aktiviteti kulturor paralel me ate politik drejt bashkimit të Luginës me Kosovë e më gjërë. Urimet më të mira e të përzemërta ia dedikojmë profesor Mevlan Halimit për kontributin e gjertanishëm në muzikë por edhe përcjellje të shëndetplotësisë për të ardhmen me motivacionin që akoma më shumë të dëfrej e argëtoj shqiptarët e përvuajtur të Preshevës e më gjërë, me zë bilbili e profesionalizëm kulturor si intelektual i përkryer në kulturën muzikore. ka shkruar Ragmi Mustafa në facebook.