Teatri i qyetit shfaq premierën “Misteri” në regji të Afeida Boriçi-Memeti

Teatri i qyetit shfaq premierën “Misteri” në regji të Afeida Boriçi-Memeti

Teatri i qytetit para publikut preshevarë ka shfaqur premierën e shfaqjes "Misteri" të autorit Aldo De Benedeti me regji të Afeida Boriçi-Memeti dhe asistentit të regjisë Gjelbrim Emini.

Në këtë shfaqje kanë luajtur 4 aktorët preshevarë si : Valon Nuhiu, Gani Veseli, Egzona Salihu dhe Artan Ibishi.

Kjo shfaqje kishte të bëjë me jetën e një çifti. Nevoja e tyre për tu arratisur nga njëri tjetri dhe për të ikur nga jeta monotone që ishte krijuar me vite. Pak pa ikur gruaja me pushime burri i saj merr një telefonatë të veçant dhe aty fillon komedia.

Publiku e priti shumë mirë këtë shfaqe ku aktorët e improvizuan me shumë profesionalizëm.