Rrahën mes veti serbët në Leposaviq

Rrahën mes veti serbët në Leposaviq

Në veri të vendit, në Leposaviq janë rrahur disa serbë mes veti pas një mosmarrëveshje.

Një mosmarrëveshje që ka ndodhur mes disa serbëve e në Leposaviq, ka shkaktuar përleshje mes tyre dhe ka pësuar një person.

Një person i lënduar është dërguar në spital, kurse të arrestuar nuk ka pasur nga ky rast.

“Është raportuar se pas një mosmarrëveshje në mes të disa personave kanë ardhur deri te përleshja mes tyre dhe si pasojë lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull K/Serb i cili ka pranuar trajtim mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në komunikatën e policisë.