Në emisionin Pressing të Televizionit 7, Sejdiu thotë se nuk ka pasur asnjë problem personal me Mustafës, dhe e ka uruar kur është zgjedhur kryetar i LDK-së.
“Unë nuk kam asgjë personale. Në ju kujtohet, në Kuvendin e 7, Mustafa i ka marrë ato vota, unë në mënyrën më të njerëzishme e kam uruar”, ka thënë Presidenti Sejdiu.
Mirëpo, ai thotë se Mustafa duhet të jetojë me projektin e tij, e të mos pres që tjerat parti të bëjnë gabime, që LDK të fitojë.
Sipas Sejdiut, Mustafa i ka humbur të gjitha zgjedhjet në të cilat ka marrë pjesë që kur është zgjedhur në krye të LDK-së.
“Ai ka humbur zgjedhjet e 2010, ka humbur Prishtinën në 2013. Nuk duhet të jetoj në pritjet e gabimeve të tjerëve, por duhet të jetojë në projektin e vetë”, ka thënë Sejdiu.