Përleshje fizike në PDK mes grupit të Sami Lushtakut dhe atij të Nuredin Lushtakut

Përleshje fizike në PDK mes grupit të Sami Lushtakut dhe atij të Nuredin Lushtakut

Një përleshje fizike ka ndodhur sot midis grupit të Sami Lushtakut dhe atij të Nuredin Lushtakut në seksionin e Klinës së Epërme.

Përleshja fizike ka ndodhur gjatë një tubimi të organizuar me synimin për t’i zhvilluar zgjedhjet në seksionin e Klinës së Epërme. Pas saj, procesi zgjedhor është ndërprerë.

Përplasjet janë shënuar midis grupit të Sami Lushtakut dhe atij të Nuredin Lushtakut që e mbështet kryetarin e komunës, Bekim Jashari.

Dihet se Skenderaji ka qenë bastion i PDK-së që prej formimit të partisë, ndërkaq përçarjet në të u bënë të dukshme në zgjedhjet e fundit lokale, kur në garë për kryetar komune u përfshi Bekim Jashari.