Brnabic: Qëndrimi i Serbisë është i qartë, Prishtina ta heqë taksën, pastaj dialogu

Brnabic: Qëndrimi i Serbisë është i qartë, Prishtina ta heqë taksën, pastaj dialogu

Për të vazhduar dialogu i Beogradit e Prishtinës, Prishtina duhet ta tërheqë vendimin për taksat, ka thënë kryemnistrja serbe Ana Brnabic.

“Ky është minimumi që mund të kërkojmë. Serbia javën e kaluatr ja dhënë edhe një sinjal të madh se sa është i rëndësishëm për ne bashkëpunimi regjional dhe me këtë, edhe përkundër asaj se Prishtina nuk e respekton Marrëveshjen e CEFTA-s, kemi nënshkruar marrëveshjen për roaming, sepse ky është i rëndësishëm për qytetarët, ekonominë e bashkëpunimin regjiona”, ka thënë Brnabic për televizionin serb “Prva”.

E pyetur se çka pret nga takimi në Gjermani më 29 prill, ajo ka thënë se i intereson të dëgjojë se çfarë kanë për të thënë zyrtarët evropianë në këtë temë. Brnabic ka thënë se ata duhet të provojnë edhe njëherë ta bindin Prishtinën që ta heqë taksën, e pastaj “gjithsesi do të vazhdojmë dialogun”.