Turqia ka dënuar fuqishëm vendimin e Francës dhe Italisë, që ta njohë vrasjen masive të Armenëve si një gjenocid, çështje kjo që shpesh herë ka ndikuar në raportet mes Turqisë dhe vendeve të Bashkimit Evropian.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron të mërkurën nënshkroi vendimin, që e parasheh datën 24 prill, si dita për përkujtimin e viktimave armene të luftës së parë botërore. Macron madje këtë vendim e kishte paralajmëruar gjatë fushatës presidenciale të vitit 2017.
Turqia pranon që shumë armenë që kanë jetuar në Perandorinë Osmane ishin vrarë nga forcat osmane gjatë luftës së parë botërore, por e konteston dhe mohon vrasje sistematike, ose gjenocidin.
Të mërkurën, parlamenti i Italisë, gjithashtu aprovoi mocionin që bën Italinë zyrtarisht t’i njoh vrasjet si gjenocid.
Ministri i Jashtëm i Turqisë, i dënoi këto vendime, duke i thirrur si një shembull i përdorimit të Armenisë për interesa politike.
“Nuk është surprizë që Italia dhe Franca kanë marrë këto vendime, duke i ditur mendimet e tyre për Turqinë” thuhet në deklaratë.
Perandoria Osmane thuhet se ka kryer gjenocid mbi popullsinë armene, duke lënë të vrarë 1 milionë armenë.