Të dielën në Ferizaj një person është sulmuar me thikë nga babai i tij. Kjo ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje që kishin ata.
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Ferizaj, ku viktima mashkull ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje është sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë nga prindi i tij.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, bën të ditur Policia e Kosovës.