Kur njerëzit dëgjojnë fjalën varësi, zakonisht iu shkon mendja tek gjërat siç janë mariuana, kokaina, heroina, alkooli etj.
Por, varësia përkufizohet si “nevojë e pandreqshme dhe përdorimi i substancës formuese të zakonit”.
Një problem, i cili është në rritje edhe në ShBA, është edhe abuzimi i substancave narkotike, si dhe abuzimi me medikamente, transmeton lajmi.net.
Tramadol, një lehtësues dhimbjesh që është i ngjashëm me morfinën, po cilësohet si jashtëzakonisht problematik.
Sipas Shoqërisë Amerikane Varësisë Mjekësore, në vitin 2016 kishte mbi 2 milionë amerikanë të moshës 12 vjeç e lart që kishin një çrregullim abuzimi me substanca që përfshin ilaçe kundër kancerit.
Megjithëse jo të gjitha vdekjet e shkaktuara nga medikamenti janë ndjekur me kujdes, në vitin 2017 u shkaktuan 2 milionë vdekje