• E mërkurë / May-14 04:31
  • Kontakt

Mënyra më e sigurt për të ecur mbi akull është duke e imituar pinguinin

Mënyra më e sigurt për të ecur mbi akull është duke e imituar pinguinin

Me ardhjen e dimrit, njerëzit të cilët jetojnë në zona më të akullta duhet ta ushtrojnë veten se si të ecin në sipërfaqe rrëshqitëse.

Për disa, kjo gjë është e lehtë. Për disa tjerë, lëndimet janë të pashmangshme.

Por, kur të keni nevojë për ndonjë ide se si të jeni më të sigurt gjatë ecjes mbi akull, vetëm mbajeni mend këtë: ecni si pinguin!

Kur ne ecim, ne e mbajmë qendrën e gravitetit mes këmbëve tona, në atë mënyrë që secila këmbë ta mbështet gjysmën e peshës sonë. Për shkak se njëra këmbë gjendet në një kënd të caktuar, ne kështu rrezikohemi më shumë ta humbasim balancimin.

Pinguinët nuk ecin në këtë mënyrë. Këmbët e tyre janë shumë të shkurta, andaj ata duhet të ecin duke u tundur dhe kështu e mbajnë të gjithë peshën në të njëjtën këmbë.

Prandaj, kur të jeni mbi akull, bëni siç bëjnë pinguinët.

Mbajeni qendrën e gravitetit në njërën këmbë dhe bëni hapa të vogël, edhe nëse ju duket qesharake. Mbani duart jashtë xhepave dhe, nëse rrëzoheni, mundohuni të bini me kofshë, ijë ose shpatulla.

Mos u rrëzoni në duar sepse mund t’i lëndoni kyçet.