Justin Bieber: Selena është e vetmja femër me të cilën mund të kaloj jetën

Tashmë që Justin Bieber dhe Selena Gomez janë rikthyer përsëri

Tashmë që Justin Bieber dhe Selena Gomez janë rikthyer përsëri, të gjithë janë kuriozë të mësojnë se si po ecën lidhja e tyre.

Sipas disa burimeve Justin kësaj here është shumë i vendosur, dhe duhet vetëm një ”po” zyrtare prej saj që gjërat të rikthehen siç kanë qenë. Sipas një burimi afër çiftit, Justin është shprehur së fundmi se Selena është e vetmja femër me të cilën mund të kalojë jetën.

Lidhja e tyre ka qenë shumë e vështirë në të kaluarën, por Justin tani ndihet gati për një martesë, dhe për të marrë përgjegjësitë e nevojshme.