Lideri i boshnjakëve në Serbi kërkon autonomi në Sanxhak

Ugnjanin, i cili është edhe lider i Partisë për Aksion Demokratik të Sanxhakut (SDA), theksoi se kërkesën e bazon në rezultatet nga referendumi për autonominë e Sanxhakut nga viti 1991, i cili nuk është njohur nga ana e Beogradit.

Lideri i boshnjakëve në Serbi, gjithashtu, kërkoi të konfirmohet data për tërheqjen e policisë serbe, ushtrisë dhe shërbimeve të zbulimit, si dhe të organeve gjyqësore serbe nga Sanxhaku,

Ai konfirmoi se boshnjakët janë “trup i huaj në vend në të cilin institucionet quhen ushtri serbe dhe polici serbe” dhe se organet shtetërore ndaj pakicave boshnjake sillen në mënyrë armiqësore dhe diskriminuese.

Deklaratat e tilla të Uglanin, ministri serb i Mbrojtjes  Aleksadar Vulin i vlerësoi si provokatore. Ai tha se kryetari i Këshillit Nacional të Boshnjakëve dëshiron të shkaktojë “trazira dhe shqetësim”, sepse i pengon paqja dhe ligjshmëria në Serbi.