N.P. Moravica; Intervenim në rrjetin e kanalizimit në fshatin Miratoc

Intervenim në rrjetin e kanalizimit në fshatin Miratoc

Ekipi i NP Moravica këto ditë bëri intervenimin në rrjetin e kanalizimit të fshatit Miratoc. Në dalje të fshatit banorët e fshatit kanë krijuar deponi ilegale me material ndërtimor dhe kanalizimi ishte i mbyllur përshkak të mungesës së kapakut mbi shaht mbi të cilin janë hedhur mbeturina. Luten banorët e fshatit Miratoc por edhe më gjerë që në të ardhmen të kenë kujdes maksimal, pikësëpari në ruajtjen e ambientit jetësor, por edhe në ruajtjen e vetë rrjetit të kanalizimit që paraqet një pasuri për vetë banorët e fshatit.