Kërkoi në apel ndryshimin e masës, trupa gjykuese merr vendim për Ervis Martinajn

Biznesmeni Ervis Martinaj, i cili është edhe një nga të plagosurit e ngjarjes në Bllok të pak kohëve më parë i ka kërkuar Gjykatës së

Biznesmeni Ervis Martinaj, i cili është edhe një nga të plagosurit e ngjarjes në Bllok të pak kohëve më parë i ka kërkuar Gjykatës së Apelit ndryshimin e masës së sigurisë.

Kujtojmë së në ngjarjen e 4 tetorit në ish Bllok, si pasoje te shtenave ne lokal, mbeti i vrarë Fabian Gaxha, ndërsa Ervis Martinaj dhe shoku i tij Eljon Hate u plagosën.

Megjithatë treshja që përbën trupën gjykuese në Apel me në krye Hysni Demiraj ka vendosur ta lërë sërish në burg Martinajn me masën “Burg pa afat”.

Ndaj Ervis Martinajt rëndojnë akuzat e pastrimit të produkteve të veprës penale, falsifikimit të dokumentave, fshehjes së pasurisë, dhe organizimit të lojërave të paligjshme. Janë këto akuza të ngritura nga Prokuroria për Martinajn.