Është mbajtur edicioni i VIII-të i festivalit ndërkombëtar të fotografisë ''Pre Foto''

Është mbajtur edicioni I tetë I festivalit ndërkombëtar të fotorgrafisë Pre Foto

Ndryshe nga vitet e tjera edicioni tetë i fotografisë artistike ''Pre Foto'' këtë radhë është realizuar në një mëyrë më speciale pasi që i gjithë festivali është mbajtur në ambient të hapur në oborrin e shtëpisë së kulturës ''Abdulla Krashnica''.

Edhe pse ky festival ishte paralajmëruar që të mbahej brenda hollit të shtëpisë së kulturës organizatorët janë detyruar që të zhvendosin fotografitë e përzgjedhura në ambienitn e hapur, por siç duket kjo gjë nuk ka paraqitur problem për mbarëvajtjen e festivalit përshkak se një numër i madh i qytetarëve i janë bashkuar këtij organizimi duke mbështetur festivalin me pjesëmarrjen e tyre.

Përfaqësues institucionesh, figura politike, artdashës e qytetar të shumtë kanë qenë pjesëmarrës në këtë festival duke i shprehur mirënjohje dhe suksese organizatorëve, e kjo e shoqëruar edhe me muzikë klasike.

Një numër i madh artistësh nga e gjithë bota kanë ekspozuar fotografitë e tyre në muret e improvizuara ku qytetar të shumtë kishin mundësi që të admironi këtë lloj të artit.

Fillimisht në hapje të festivalit fjalën e ka marrur drejtori artistik i ''Pre Foto'' Edon Agushi i cili tha që edhe pse këtë vit festivali ''Pre Foto'' po shënohet në një mënyrë më ndryshe kjo na ka bërë një favor neve sepse një numër kaq të madh mysafirësh nuk do kishte nxënë hapësira brenda shtëpisë kulturës, si dhe ka falënderuar të gjthë ata që kanë kontribuar në realizimin e ''Pre Foto''-s.

Fjalë rasti i është dhënë edhe drejtorit të departamentit të kulturës së Kosovës Fehim Hoxha i cili shprehu mirënjohje ndaj organizatorëve si dhe falënderime për ftesën që i ka bërë i cili poashtu tha se ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit të Kosovës do vazhdojë ta mbështesë ''Pre Foton''.

Në vazhdim fjala iu dha edhe kryetarit të komunës së Bujanocit z.Shaip Kamberi  i cili tha se një festival i tillë si ''Pre Foto'' por edhe çdo lloj aktiviteti tjetër i fushës së kulturës duhet mbështetur më shumë si nga komuna e Preshevës poashtu dhe Bujanocit.

Njëri nga mbështetësit e festivalit të ''Pre Foto'' ka qenë edhe Këshilli Kombëtar Shqiptar andaj fjala iu është dhënë edhe kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar z.Shukri Ymeri i cili tha se festivali ''Pre Foto'' është mbështetur që nga viti 2010 dhe do të vazhdojë të mbështetet edhe në të ardhmen.

Duke qenë se këtë vit në kuadër të ''Pre Foto''-s ishte organizuar dhe një tryezë diskutimi me panelistë Eroll Bilibani drejtor ekzekutiv i ''Doku Fest'' dhe Lluka Knezevic Strika fjalë rasti iu dha poashtu edhe panelistëve të cilët falënderuar organizatorët për ftesën.

Në vazhdim juristët Mustafa Dedeoglu nga Turqia dhe Marina Kristic falënderuan organizatorët për fetsën dhe ndanë disa çmime.

Çmime ndanë poashtu edhe Blerim Mustafa pjesë nga stafi organizues, çmimi special u nda nga i gjithë stafi i ''Pre Foto'', Bradh Mehmeti ndau çmimin inkurajues ndërsa Valon Arifi ka ndarë çmimin e karrierës për Havçe Hasanin.

Edon Agushi drejtori artistik i ''Pre Foto''-s në një intervistë për RTV Aldi ka thënë që edhe pse këtë vit festivali ''Pre Foto'' është shënuar ndryshe nga edicionet e tjera dhe kjo përshkak të mbylljes së shtëpisë së kulturës ''Abdulla Krashnica'' gjë për të cilën organizatorët janë njoftuar vetëm tre ditë para festivalit ne e kemi mirëmenaxhuar këtë gjë dhe kemi arritur që festivalin ta mbajmë jashtë ambientit të shtëpisë së kulturës.

Edon Agushi poashtu ka thënë që në këtë edicion ka pasur rritje të interesimit të pjesëmarrësve ku kemi pranuar më mijëra fotografi në rrjetet sociale dhe kemi pasur vështirësi në përzgjedhje, ku janë përzgjedhur 72 fotografi nga 32 vende të botës megjithatë një risi është kjo që në këtë edicion ''Pre Foto'' është bërë pjesë e një organizate ndërkombëtare PSA.

  Sa i përket ndarjes së çmimeve z.Agushi ka thënë që këtë vit ka pasur ndryshime dhe në ndarjen e çmimeve sepse jemi futur në organizatën PSA –IAAP ku çdo organizatë ka rregullat dhe çmimet e veta.

Ky ishte edicioni i tetë i festivalit të fotografisë artistike ''Pre Foto'' ku edhe pse në ambient të hapur dhe në temperatura të ulëta arriti që ta bashkojë artistët nga e gjithë bota për të transmetuar bukurinë e artit të fotografisë pikërisht në Preshevë.