Aksidenti me të vdekur rrugën Prishtinë – Gjilan, edhe ambasadorja e Turqisë e lënduar

Pjesë e aksidentit të sotëm ku humbën jetën dy persona, është edhe ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç e cila ka pësuar lëndime trupore.

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur rreth orës 17:00 në magjistralen Prishtinë- Gjilan, përkatsisht në fshatin Mramor të Prishtinës.

Ku si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën dy persona, ndërsa gjatë të tjerë janë të lënduar.

E në mesin e të lënduarve  është edhe Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kiliç e cila ka pësuar lëndime trupore dhe është duke marrë ndihmë mjekësore në QKUK.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësja e Policisë në Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se Kiliç është njëra nga personat e lënduar dhe është duke marrë ndihmë mjekësore.