Bllombohet objekti i Shtëpisë së Kulturës ''Abdulla Krashnica'' (video)

Sot në orët e pasditës inspektorët Republikan kundër zjarrit kanë blombuar gjitha hyrjet e objektit të Shtëpisë së Kulturës..

Sot në orët e pasditës inspektorët Republikan kundër zjarrit kanë bllombuar gjitha hyrjet e objektit të Shtëpisë së Kulturës, ku në këtë objekt përfshihen, Shtëpia e Kulturës ''Abdulla Krashnica'', Biblioteka ''Mehemet Jusufi'', Rtv Presheva dhe Zyra e të rinj.

Si pasoj e bllombimit të objektit te shtëpisë së kulturës është se inpsektoriati kundër zjarrit ka tërhequr vërejten disa her këtyre institucioneve që nga viti 2015, që duhen të paisen me leje kundër zjarrit dhe vendosjen e paisjeve kundër zjarrit me gjithë atë deri në këto momente objekti i shtpëisë së kulturës nuk ka proceduar, për  aplikimin  e marrjes së lejës për përdorim.

Pas informimit se në objektin e shtëpisë së kulturës janë vendosur bllombat, kryetari i Komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi ishte në vendin e ngjarjes për tu vërtetuar rreth kësaj ngjarje të pa zakonshme që ndodhi në orët e pasditës.

Kryetari i komunës së Preshevës për tRtv Aldi tha se kjo është një pasoj e së kaluarës ku nuk e kanë marrur me seriozitet këtë çështje dhe ja sot ku ka ardhur deri tek bllombimi i këtij instucioni shumë të rëndësishëm që ka bllokuar edhe aktvitete të shumta kulturore.

 Objekti i Shtëpisë së Kulturës ''Abdulla Krashnica'' do të jetë i bllokuar deri në realizmin e projektit dhe kryerjen e procedurës së çështjes pronsore do të mbesin të bllokuara këto instucione të rëndësishme publike.