Kryetari i komunës Shqiprim Arifi takim me drejtor të institucioneve publike (Video)

Kryetari i komunës Shqiprim Arifi ka zhvilluar takimin e parë në kuadër të menaxhimit të buxhetit për vitin 2019...

Kryetari i komunës Shqiprim Arifi ka zhvilluar takimin e parë në kuadër të menaxhimit të buxhetit për vitin 2019, takimin e parë e pati me drejtor të institucioneve publike.

Në këtë takim drejtorët e këtyre institucioneve kishin mundësinë që të shpalosin nevojat që kanë institucionet ku ata drejtojnë.

Ky takim zgjati gati dy orë ku me përfundimin e takimit të kryetarit me drejtorët z.Arifi dha prononcimin e tij për media duke na folur për të gjitha institucionet në veçanti.

Paraqitja e radhës e kryetarit të komunës në kuadër të Javës së Buxhetit do të jetë më datë 18 nëntor ditë e diel nga ora 20:00, ku në këtë paraqitje qytetarët do të kenë mundësinë të paraqesin kërkesat e tyre Live në rrjetet sociale