Manifestim poetik për nder të 550 vjetorit të Gjergj Kastriot Skënderbeut (Video)

Shoqata e Shkrimtarëve Feniks në Preshevë shënoi 550 vjetorin e heroit kombëtar Gjergj Kastirot Skëndërbeu.

Ky aktivitet është mbajtur sot në ambientet e amfietatrit të shtëpisë së kulturës Abdulla Krashnica.

Të pranishëm ishin anëtarë të kësaj shoqate, profesorë e intelektual, e shumë të rinjë të shkollave të mesme në Preshevë, rtvaldi.com 

Ky manifestim u nda në tri pjesë:

Pjesa e parë ishte  Kumtesë për Gjergj Kastrioti Skënderbeun; nga prof. Ismet Bajrami,

pjesa e dytë Ora letrare "Ora e Gjergjit" dhe

Dhe pjesa e tretë e këtij programi manifestiv ishte  ndarja solemne e titullit "Personalitet i vitit", shkrimtarit Mexhid Mehmetit, titull  ky që ju nda nga shoqata shkrimtarëve ''Feniks'' në Preshevë.

z.Maliqi më gjatë për RTV Aldi tha se sot shënuam 550 vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastrioti Skënderbeut dhe ndamë titullin  "Personalitet i vitit", shkrimtararit Mexhid Mehmetit, i cili foli mjaft fjalë të mëdha për z.Mehmeti.

Muaji nëntor tek shqiptarët njihet si muaji i festave kombëtare siç jemi edhe në prag të 28 nëntorit Ditës së Flamurit, rtvaldi.com