Kanë filluar punimet në rregullimin e rrugës qarkore në B.L. Leran (Video)

Kanë filluar punimet në rregullimin e rrugës qarkore në B.L. Leran

Në fshatin Leran kanë filluar përgatitjet për asfaltimin e rrugës lokale në këtë fshat. Përmes këtij projekti përmirësohen kushtet për qarkullimin më të mirë të banorëve në këtë rrugë të fshatit.

Për të parë zhvillimin e punimeve se ku kanë arritur deri më tani, në terren ka dalur Xhelal Hasani udhëheqës i drejtorisë për punë komunale ndërtimore dhe banesore, rtvaldi.com  

Edhe pse kjo rrugë është rrugë qarkore megjithatë është e një rëndësie të madhe kjo përshkak se lidhet me rrugën lokale.

z.Hasani tha që kjo ka qenë kërkesë që shumë  kohë e banorëve të kësaj lagje dhe ne synojmë që nëpërmjet këtij projekti sadopak të përmirësojmë kushtet e banorëve dhe ti mundësojmë qarkullim më të mirë ku gjatësia e kësaj rruge është afër 830 metër.

Ajdin Ahmeti kryetar i B.L. Leran ka shprehur mirënjohje ndaj pushtetti aktual duke e falënderuar për realizimin e këtij projekti, rtvaldi.com 

Që tani e tujte banorëve të bashkësisë lokale do t'i lehtësohet qarkullimi nëpërmjet asfaltimit të kësaj rruge e cila përfshin shumën prej 14.2 milion dinarë.