Së shpejti do të fillojë asfaltimi i rrugës Vëllezërit Frashëri (Video)

Pushteti lokal po asflaton edhe pjesën tjetër të mbetur të kësaj rruge e cila është me gjatësi afro 300 m dhe gjerësi 5 m...

Rruga Vëllezërit Frashëri ka qenë e asfaltuar deri në një gjatësi të caktuar rrugore ndërsa tani pushteti lokal po e vazhdon këtë projekt, po asflaton edhe pjesën tjetër të mbetur të kësaj rruge e cila është me gjatësi afro 300 m dhe gjerësi 5 m.

Xhelal Hasani udhëheqës i drejtorisë për punë komunale ndërtimore dhe banesore sot ka dalur në terren me punëkryesit Shera Beton dhe bashkëpunëtor të tjerë të cilët kanë bërë projektimin e rrugës, rtvaldi.com 

z.Hasani tha që rruga ka qenë e asfaltuar deri në gjysmë ndërsa tani do e vazhdojmë asfaltimin deri në fund ku nga kjo gjë do të ket dobi edhe vetë fakulteti i cili ndodhet në këtë lagje ku do të ofrojmë kushte më të mira infrastrukturore.

z.Hasani poashtu tha që do të asfaltohet rruga, do të rregullohen trotuaret mirëpo vlenë të ceket që kemi pasur vështirësi për të marrur miratimin e banorëve përshkak se rruga prek edhe në parcelat private mirëpo një pjesë të madhe e kemi zgjidhur.

Punimet do të fillojnë ditëve në vijim ndërsa vlera e buxhetit është afro 6.000.000 dinarë ka bërë të ditur z.Hasani, rtvaldi.com 

Apeli i z.Hasani ishte që të gjithë banorët e lagjes të tregojnë më shumë bashkëpunim sa i përket dhënies së miratimit në mënyrë që të përfunojmë projektin.