Transportonte hekur, përplaset në brigjet greke anija me flamurin shqiptar

Anija “Koravi” kishte në bordin e saj 1,900 ton metrikë hekuri...

Një anije me flamurin shqiptar është përplasur në bregdetin e Lefkadhës në Greqi.

Anija me emrin “Koravi” është përplasur me shkëmbinjtë nënujor në zonën detare të Akrotirio Doukatou.

Në bordin e anijëse ndodheshin 8 persona të cilët pas aksidentit janë transportuar për të marrë ndihmë mjekësore.

Sipas Ministrisë Detare greke, anija “Koravi” kishte në bordin e saj 1,900 ton metrikë hekuri, të cilën e kishte ngarkuar në Amaliada të Volos dhe ishte nisur për në Shqipëri.

Në zonën ku ka ndodhur incidenti janë anije të rojes bregdetare dhe dy anije të tjera.