Rruga lokale për në fshatin Strezoc edhe pse ka qenë e asfaltuar më parë nën ndikimin e faktorëve fizik është dëmtuar për së tepërmi duke e bërë këtë rrugë të vështirë për qarkullim si nga vetë banorët e fshatit Strezoc por edhe jashtë tij.
Xhelal Hasani udhëheqës i drejtorisë për punë komunale ndërtimore dhe banesore ka vëzhguar për së afërmi zhvillimin e punimeve të cilat kanë ditë që tashmë kanë filluar. Z. Hasani ka thënë që duke qenë se kjo është një rrugë shumë e rëndësishme pasi që është rrugë lokale kryesore, në projektin e rregullimit të infrastrukturës është përfshirë zgjerimi i rrugës në 4m rregullimi i bankinave si dhe gjatësia e asfaltimit është 1.7 km, rtvaldi.com
Duke qenë së deri më tani është shtruar vetëm shtresa e parë rrafshuese e asfaltit ditëve në vijim do të shtrohet shtresa e dytë konstante dhe pritet që brenda 2-3 ditëve të përfundojnë punimet ka thënë z.Hasani.
Vlera e projektit të rrugës është mbi 17.000.000 dinarë ku në këtë shumë Trupi Koordinues i Repuplikës së Serbisë ka kontribuar me 10.000.000 dinarë, ka shtuar z.Hasani
Duke qenë se rruga lokale e fshatit Strezoc lidhet me fshatin Geraj dhe me fushat e fshatit Geraj kjo gjë do të ndihmojë edhe në gjendjen ekonomike duke mundësuar qarkullim më të lehtë, rtvaldi.com