Pesë shqiptarëve iu dëmtohen veturat në veri të Mitrovicës

Në rrugën Kollashinit në veri Mitrovicës më 13 dhe 14 nëntor persona të panjohur kanë dëmtuar veturat e pesë shqiptarëve.

“Është raportuar se nga persona të panjohur janë dëmtuar – shpuar gomat e pesë veturave, pronë e pesë të dëmtuarve meshkuj K/Shqiptarë”, thotë policia në raportin e saj 24 orësh.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe janë duke u marrë me rastin.