Planifikimi i buxhetit për vitin 2019-‘’Java e Buxhetit 14-21 nëntor 2018 ’’ (Video)

Java e Buxhetit 14-21 nëntor 2018 ’’ ...

Jemi në pragë të përfundimit të buxhetit për vitin 2018, ku kanë filluar edhe përgatitjet për planifikimin e buxhetit për vitin 2019, java e buxhetit të titulluar ''Buxheti Yt'' të filluar nga data 14 nëntor deri 21 nëntor.

Komuna e Preshevës, fton qytetarët  që nëpërmes platformës online të marrin  pjesë në hartimin e buxhetit të Komunës për vitin 2019, duke i propozuar idetë dhe nevojat e tyre për projekte konkrete në planifikimin e buxhetit për vitin 2019.

Mendurim Presheva zëdhënës i kryetarit të komunës së Preshevës për Rtv Aldi tha se për herë të parë ne si komunë po ja mundësojmë që edhe qytetari të jetë pjesmarrës në hartimin e buxhetit të komunës për vitin 2019 duke dhënë ide dhe propozime për hartimin e buxhetit dhe për këtë arsye e kemi quajtur ''Buxheti Yt''.

Java e buxhetit e quajtur ''Buxheti YT'' do të fillojë të realizohet në teren me gjithë shfrytëzuesit e buxhetit dhe qytetarët nga data 14 nëntor deri më 21 nëntor.