Diabeti, 1700 pacientë të regjstruar në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë (Video)

14 nëntori është Dita Botërore e sëmundjes së Diabetit...

Data 14 nëntor shënon Ditën Botërore të Diabetit e cila ndryshe njihet si sëmundja e sheqerit që karakterizohet nga rritja e nivelit të glukozës apo sheqerit në gjak gjendje e cila zgjatë për gjithë jetën .

Për tu informuar më shumë në lidhje me gjendjen e sëmundjes së sheqerit në Preshevë ekipi Rtv Aldi ka intervistuar dr.Desaret Muratin doktor i përgjithshëm në repartin e Mjekësisë së Përgjithshme.

Desaret Murati thotë që gjendja e sëmundjes së sheqerit si në të gjithë botën poashtu edhe në komunën tonë ka pasur rritje të rasteve, ku në repartin e përgjithshëm 1700 pacientë përdorin terapi orale ndërsa 160 pacientë përdorin terapinë me insulin.

Stafi I mjekëve të cilët trajtjonë pacientët me sëmundje të diabetit në nderë të kësaj dite organizojnë edhe takime për konsulta në lidhje me kujdesin e pacientëve si dhe në këtë rast edhe vet pacientët ndjekin ligjërata, ka thënë dr.Murati për rtvaldi.com

Duke qenë së sëmundja e diabetit është sëmundje me komplikime serioze andaj këshillohet që pacientët të kushtojnë më shumë kujdes shëndetit të tyre./rtvaldi.com/