Shkolla fillore ‘’Dituria’’ në fshatin Corroticë ka shënuar ditën e themelimit të shkollës në këtë fshat, kjo ditë u shënua me një program shumë të mirë artistik të cilin e kishin përgatitur nxënësit e kësaj shkolle.
Pjesëmarrës në shënimin e ditës së shkollës ishin si drejtori i shkollës z.Kadri Bajrami, mësimdhënës të këtij institucioni të dijës, fëmijë të cilët zhvillojnë mësimet në këtë shkollë si dhe prindër të këtyre fëmijëve.
Programi i ditës së sotme ishte i përgaditur ekskuzivishtë për ditën e shkollës nga nxënësit me këngë të ndryshme,valle, poezi etj.
Fjalimi i drejtorit të shkollës fillore ‘’Dituria’’ Corroticë z.Kadri Bjarami filloi duke i përshendetur të pranishmit dhe të gjithë nxënësit e sidomos ata të cilët kanë punuar në përgatitjen e programit të ditës së shkollës, më pas në pika të shkurtëra foli për historinë e shkollës fillore ‘’Ditura’’ në Corroticë duke mos harruar të përmend dhe mësuesin e parë të kësaj shkolle i cili ka dhënë kontributë të madhë në arsim z.Nexhat Ramadani.
Që nga viti 2006 shkolla fillore në fshatin Corroticë ëshët pagëzuar me emrin ‘’Dituria’’ emër ky që vazhdon ta gëzojë edhe sot.