Hyland nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në ‘Twitter’ ka thënë se ngritja e taksës krijon pasiguri për bizneset dhe paqëndrueshmëri ekonomike, transmeton lajmi.net
Ajo gjithashtu ka shtuar se Kosova nuk përfiton nga ngritja e detyrimeve ndaj anëtarëve të tjerë të CEFTA-s.
“Ngritja e detyrimeve ndaj anëtarëve të tjerë të CEFTA-s nuk i sjell përfitime Kosovës. Krijon vetëm pasiguri për bizneset dhe krijon paqëndrueshmëri ekonomike. Më mirë të futet më shumë përpjkeje në sigurimin e një të ardhmeje të begatë nëpërmjet dialogut.”, ka shkruar Hyland në Twitter.
Mirëpo, Qeveria e Kosovës e ka arsyetuar vendimin ndaj Serbisë si të duhur për të mbrojtur prodhimet vendore.