Departamenti i Femrave pranë FRR-së ka ndarë paketa për fëmijët e Sh.F

Departamenti i Femrave pranë FRR-së ka ndarë paketa për fëmijët e Sh.F

Kohëve të fundit është themeluar Departamenti i Femrave pranë Forumit Rinor Rahovica ku sot ky department ka realizuar dhe aktivitetin e parë në kuadër të kësaj strukture.

Koordinatore e Departamentit të Femraveështë zgjedhur Elma Limani përderisa në këtë department janë të përfshira një numër i madh i femrave të fushave të ndryshme.

Ideja për themelimin e Departamentit të Femrave ka qenë më parë ku me datë 6 tetor kemi mbajtur mbledhjen e parë, mbledhja e dytë është mbajtur më 20 tetor ndërkaq me datë 11 nëntor është themeluar Departamenti i cili ka 25 anëtare, ka thënë Elma Limani koordinatore.

Sot si Departament i Femrave panë FRR-së ne po realizojmë edhe aktivitetin e parë i cili ka të bëjë me shpërndarjen e 31 pakove me material didaktik për nxënësit e klasave të para.

Amir Sylejmani drejtor i shkollës fillore ''Selami Hallaçi'' Rahovicë, ka thënë se mirëpret iniciativën e dhurimit të pakove duke qenë edhe pse modeste është një vepër që i lumturon fëmijët në masë të madhe.

Më të ngazëllyer ishin fëmijët e klasës së parë të cilët pranuan dhuratat nga anëtaret e Departamentit të Femrave, të cilët u ndanë shumë të kënaqur me materialet e reja punuese.

Departamenti i Femrave është themeluar me qëllim të realizimit të aktiviteteve në tre shtylla kryesore të edukimit, kulturës dhe humanitetit.