• E mërkurë / Apr-24 18:24
  • Kontakt

Trump: Japonia mund t’i rrëzojë raketat e Koresë Veriore

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump, ka thënë se Japonia mund t’i rrëzojë raketat e Koresë së Veriut,

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump, ka thënë se Japonia mund t’i rrëzojë raketat e Koresë së Veriut me pajisje të blera nga SHBA, transmeton Klan Kosova.

Edhe kryeministri japonez Shinzo Abe tha se vendi i tij mund t’a pengojë hedhjen e raketave nëse është e nevojshme.

Këto deklarata të dy krerët i dhanë para gazetarëve në fund të vizitës së parë shtetërore të Trump në Japoni.

Koreja e Veriut ka hedhur dy raketa balistike me rreze të gjata në territorin japonez dy herë në muajt e fundit.

Trump tha se Abe do të blejë pajisje masive ushtarake nga SHBA.

Duke iu referuar raketave të Koresë së Veriut, ai tha se Abe mund t’i “rrëzojë ato nga qielli” pasi të blejë pajisje nga SHBA-të, gjë e cila poashtu do të siguronte vende pune për amerikanët, si dhe siguri për Japoninë.