Rritet mbështetja për integrimet euroatlantike të Maqedonisë

Me afrimin e ditës së referendumit, mbështetja për anëtarësimin e Maqedonisë në BE dhe NATO është në rritje të vazhdueshme...

Me afrimin e ditës së referendumit, mbështetja për anëtarësimin e Maqedonisë në BE dhe NATO është në rritje të vazhdueshme, këtë e tregojnë të dhënat e një anketë të Agjencisë Rajting, e kryer pas kërkesës së “1TV”. Më shumë se 78 për qind e të anketuarve thanë se mbështesin integrimet euroatlantike, çka tregon mbështetje më e madhe për gjysmën e fundit të vitit, kur ishte nënshkruar marrëveshja e Prespës, kur rreth 66 për qind e qytetarëve mbështetën integrimin në BE, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lidhur me marrëveshjen përfundimtare me Greqinë, pothuajse gjysma e qytetarëve të pyetur, 48.6 për qind thanë se në të ardhmen nuk mund të arrihet një marrëveshje më e mirë, ndërsa 33.2 për qind besojnë se një zgjidhje më e mirë mund të arrihet në të ardhmen.

Pak më shumë se gjysma ose pothuajse 53 për qind e qytetarëve, sipas këtij studimi, besojnë se Maqedonia është duke ecur në drejtimin e duhur, ndërsa një e treta ose 34 për qind nuk e japin mendimin e tyre. 10 për qind e të anketuarve besojnë se vendi është në status quo, domethënë nuk lëvizë as në drejtim të drejtë, as në drejtimin e gabuar.

Shumica e qytetarëve besojnë se çështja e referendumit është e qartë dhe e pajustifikueshme. 57.1 për qind e të anketuarve pajtohen me këtë pyetje, ndërsa 32.9 për qind nuk pajtohen. Pjesa tjetër nuk ishin të sigurt ose nuk pranonin të japin një përgjigje.