Sot do të dëshmojnë katër dëshmitarë të rinj për ngjarjet në Kuvend

Katër dëshmitarë të rinj, Aco Angelovski, Aleksandra Bogoevska Krstanovska, Marijan Mitevski dhe Alim Alimi, duhet dëshmojnë në seancën...

Katër dëshmitarë të rinj, Aco Angelovski, Aleksandra Bogoevska Krstanovska, Marijan Mitevski dhe Alim Alimi, duhet dëshmojnë në seancën e sotme për ngjarjet në Kuvend më 27 prill të vitit të kaluar.

Të premten, seanca maratonë përfundoi me dëshminë e Sasho Tasevskit, i cili është drejtori aktual i BSP-së dhe në kohën e takimit në Kuvend ishte sigurimi i ministrit të brendshëm Oliver Spasovski.

Më herët në Gjykatë dëshmuan Dragan Krstevski nga MPB, Vlladimir Stojkov i punësuar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe zv. ministri për Punë të Brendhsme, Agim Nuhiu.

Në bankën e të akuzuarve në gjykatë janë Luben Arnaudov, Sasho Vasilevski, Kërsto Mukoski, Lupço Dimovski, Johan Tarçullovski, Mitko Çavkov Mitko Peshovski, Dushko Llazarov, Goran Joshevski – Levi Oliver Popovski, Oliver Radullov, Sasho Markovski, Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, Elena Docevska – Bozhinovska, Ivan Cvetanovski Boris Damovski, Bogdan Ilievski – Betmen, Vllado Jovanovski, Igor Durllovski, Stefan Mladenovski, Mihail Mlladenovski, Zakaria Simovski, Mladen Dodevski, Jane Çento, Goranço Angellovski, Igor Jug, Ilia Sllaveski, Vlatko Trajkov, Viliam Mihajllovski, Nikolla Mitrevski – Koljo , Aleksandar Vasilevski – Ninxha dhe Mitre Pitropovski.