Bojkot apo jo të zgjedhjeve?! Alibeja zbulon planin e opozitës

“Opozita nuk do të bojktojë zgjedhjet”. Kështu deklaroi në studion e Mbrëmje në ABC News deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj.

Ne nuk bojkotojmë nevojën ulëritëse të publikut shqiptar për të bërë zgjedhje të lira. S’ka zgjidhje tjetër, kjo do të jetë”– u përgjigj Alibeaj.

Sipas tij sfida e Partisë Demokratike, por jo vetëm asaj, por edhe e publikut është garancia për zgjedhje të lira dhe të barabarta.

“Sfida jonë është nuk është rezultati, por procesi zgjedhor. Për çdo njeri, gjëja e parë që duhet të merakoset nuk është aq shumë rezultati sesa procesi. Sfida jonë, e publikut sepse një proces zgjedhor i deformuar i shkon kundër interesave, gara jonë, lufta jonë, që nuk duhet të bojkotojmë është të garantojmë një proces zgjedhor të barabartë, të qetë, të lirë”.

Dhe për ta arritur këtë Alibeaj garanton se do të arrihet me çdo mjet, qoftë dhe mosbindje civile.

“Do ta garantojmë me çdo mjet, me të gjitha, mosbindje civile, nuk përjashtojmë asnjë mjet për të arritur këtë standard të fituar në ’92-in, nuk kemi ndërmend tani ta lëshojmë”.