Trump për kryeministrin e Malit të Zi: Ai është i çmendur, është një ku*** e dështuar! (Video)

Një situatë e tensionuar ishte parë në Samitin e NATO-s që u mbajt gjatë vitit të kaluar, mes presidentit të SHBA-ve, Donald Trump dhe kryeministrit t

Kamerat kishin kapur momentin kur Trump e kishte shtyrë Markoviqin përderisa ecnin në një korridor në vendin ku po mbahej samiti në fjalë.

E për këtë moment dhe për atë se çfarë kishte ndodhur më tutje, tregon në librin e saj ,ish-asistentja në Shtëpinë e Bardhë, Omarosa Newman.

Ajo thotë se pas asaj që kishte parë në Televizion e kishte pyetur Trumpin se pse ka bërë një sjelle të tillë.

“E kam pyetur. U tregove pak agresiv, pse e bëre atë?”, shkruan Newman në librin e saj.

“Oh, ai është i çmendur, ai është një ku*** e dështuar”, ka cituar t’i ketë thënë Trump.

Libri në fjalë është  promovuar gjatë ditës së djeshme, ndërkaq që flet për periudhën përderisa Neëman ishte në administratën e Trump.

Kujtojmë se Trump ndezi edhe më shumë polemikat kur tha se Mali i Zi mund të jetë shkaktar për fillimin e luftës së tretë botërore.