Sali Berisha nuk e lëshon Thaçin: Merkel i dha përgjigje të merituar argatëve të Beogradit

Ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha, nuk po dorëzohet së akuzuari presidentin Hashim Thaçi

Ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha, nuk po dorëzohet së akuzuari presidentin Hashim Thaçi për idenë e tij për lëvizjen e kufijve të Kosovës me Serbinë. Berishës i ka shërbyer deklarata e kancelares gjermane, Angela Merkel, e cila dje tha se nuk mund të ndryshohen kufijtë në Ballkan.

Lideri i demokratëve në Shqipëri, me anë të një shkrimi në Facebook, ka përshëndetur deklaratën e kancelares Merkel, ndërsa këtë e ka quajtur përgjigje meritore ndaj përpjekje të Beogradit dhe argatëve të tij në Prishtinë.

Lexojeni të plotë shkrimin e plotë:

Një qëndrim për t’u përshëndetur.

Të dashur miq, dje Kancelarja e Gjermanisë, Angjela Merkel, në konferencë shtypi në Berlin me Kryeministrin e Bosnje-Hercegovinës, deklaroj qëndrimin e saj të qartë kundër përpjekjeve për ndryshimin e kufijve në Ballkan. Ky qëndrim i Kancelares, është për t’u përshëndetur si një kontribut real për paqen dhe stabiliten në rajon. Kjo është përgjigja e merituar ndaj përpjekjeve të Beogradit dhe argatëve të tij në Prishtinë për krijimin e Serbisë së Madhe dhe për copëtimin e ri të Kosovës, ndarjen e saj, ç'bërjen e fitores së luftës së shqiptarëve të Kosovës dhe NATO-s kundër Serbisë së Millosheviçit, dhunimit të të gjitha akteve ndërkombëtare për integritetin territorial të Kosovës, dhunimin e rezolutave të Asamblesë së Përgjithëshme të OKB dhe Këshillit të Sigurimit, dhe dokumentit Ahtisari. Kjo përpjekje është një ç’bërje e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare për Kosovën dhe vet Aktit të Pavarësisë së Kosovës, 116 njohjeve të saj në kufijtë aktualë. Por, me këtë qëndrim Gjermania, gjithashtu kundërshton hapjen, nga serbomëdhenjtë e Beogradit dhe argatët e tyre albanofobë në Prishtinë, të kutisë së Pandorës dhe privokimin e një zinxhiri të ri konfliktesh në Ballkan.